Drenica ndeshet me Llapin

Futboll

Drenica ndeshet me Llapin

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:54
Drenica ndeshet me Llapin

Drenica dhe Llapi do të përballen sot në stadiumit “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante me dy skuadrat që synojnë fitoren në këtë takim.

Drenica renditet në pozitën e shtatë me 36 pikë, kurse Llapi në pozitën e pestë me 39 pikë.

Takimet mes dy skuadrave kanë prodhuar gjithmonë shumë gola dhe ndeshje interesante deri në minutat e fundit.

Analizuar formën e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit del që dy skuadrat kanë pothuajse bilanc të njëjtë.

Drenica në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, Llapi ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një ndeshje është mbyllur baras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat