Kastrioti “buzë greminës”

Futboll

Kastrioti “buzë greminës”

Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:06
Kastrioti “buzë greminës”

Fjalë domethënëse që nuk kanë nevojë për shumë koment. Rrallë herë ndodh që trajneri i një skuadre në një sfidë direkte të jetë i pakënaqur se pse lojtarët e tij e kërkuan me ngulm fitoren.

Por edhe kjo e ka një shpjegim logjik “më mirë barazimi se humbja”, pra trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu do kishte dashur që kundër Skënderbeut të mos synohej fitorja duke humbur balancat, mjaftonte që ekipi i tij të mbronte barazimin 0-0. Në këtë situatë një pikë e marrë nuk do e shkatërronte anën psikologjike të futbollistëve, humbja po. 9 ndeshje pa fitore janë të rënda për t’u perballuar për shpatullat e një skuadre që erdhi nga Kategoria e Parë, u duk e shpëtuar në një moment dhe që me këmbët e veta u kthye në buzë të greminës.

Vetëm 1 barazim e 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit kanë bërë që Kastrioti të ketë vetëm dy pikë më shumë jo nga zona play-out, por nga rënia e menjëhershme.

Kjo është reflektuar edhe tek ngarkesa psikologjike e lojtarëve, si për shembull kartoni i kuq i Prodanit apo një veprim tej normave i Çelës.

Kampionati nuk ka përfunduar, ka edhe 5 ndeshje, të gjitha si finale për krutanët, por nëse skuadra nga Kruja nuk del nga errësira tekniko-psikike, vështirë se do fitojë ndonjë nga 5 finalet e mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat