Arbëria spektakolare, trondit Ballkanin në Therandë 

Futboll

Arbëria spektakolare, trondit Ballkanin në Therandë 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:56
Arbëria spektakolare, trondit Ballkanin në Therandë 

Ballkani nga Theranda duket se po dorëzohet në luftë për titullin e kampionit, sidomos me humbjen e sotme tronditëse, me rezultat 3:2 nga Arbëria e Dobrajës së Madhe.

Pak kush e ka pritur e besuar se Arbëria do të triumfojë në Therandë ndaj një skuadre pretendente për titull.

Në minutën e 7-të, Kreshnik Bahtiri kaloi në epërsi Arbërinë, ndërsa një minutë pa përfunduar pjesa e parë Shala barazon rezultatin 1:1. 

Në pjesën e dytë, Arbëria ka shënuar edhe dy gola tjerë përmes  Bahtirit (47’) e Llugiqit (66’). Në minutën e 87-të, Hoxha ngushton humbjen në 3:2.

Arbëria renditet në vend të tetë me 36 pikë dhe Ballkani zë pozitën e tretë me 67 sosh pas 33 jave në elitën e futbollit të Kosovës. Prishtina kryeson me 72 pikë, duke lënë pas Dritën me 70. 

Superliga e Kosovës 
Besa-Prishtina 3:0
Feronikeli - Trepça '89 2:0
Gjilani-Drita 1:1 
Drenica-Llapi 3:2
Ballkani – Arbëria 2:3

Tabela
1. Prishtina    33    22    6    5    59:20   72
2. Drita    33    20   9    4    53:27    69
3. Ballkani    33    21    4    8    69:37    67
4. Gjilani    33    12    12    9    35:33    48
5. Drenica    33   10    11    12    32:42    41
6. Llapi    33    12    3    18    45:52   39    
7. Feronikeli    33    9    11    13    38:32    38
8. Arbëria    33    10    6    7    38:53    36
9. Trepça ’89    33    10    6    16    31:47    36
10. Besa    33   2    6    25    25:85   12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat