Solskjaer nuk i kursen yjet

Futboll

Solskjaer nuk i kursen yjet

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:07
Solskjaer nuk i kursen yjet

Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida Roma-Mançester Junajtid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Italianët vijnë pas humbje së thellë 6-2 në ndeshjen e parë teksa shanset për kryeqytetasit që të tentojnë mrekullinë janë pothuajse zero në këtë ndeshje.

Trajneri Fonseka do të provojë gjithçka sepse nuk ka çfarë humbet, duke rreshtuar në sulm Mikitarian, Dzeko dhe Majoral. Ndërsa në krahun tjetër Solskjaer në konferencë për media u shpreh se “Romës nuk i zihet besë” duke mbajtur ekipin e tij me këmbë në tokë.

Tekniku norvegjez do të kërkojë të mbyllë llogaritë sa më parë duke rreshtuar në sulm Rashford, Fernandes, Pogba, Grinud.

Roma: Mirante; Mançini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Pelegrini, Kristante, Bruno Peres, Mikitarian, Majoral, Dzeko.

Mançester Junajtid: De Gea, Van-Bisaka, Baili, Meguajer, Shau, Matiç, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Pogba, Grinud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat