Gjithçka ose asgjë

Futboll

Gjithçka ose asgjë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:09
Gjithçka ose asgjë

Gjithçka ose asgjë. Të dielën mbrëma, Juventus dhe Milan luajnë sezonin. Në lojë është një vend në Champions, por në sfond ka edhe më shumë. Duke qenë se një vend mes katër të parave të kampionatit garanton 50 milionë euro me pjesëmarrjen në Champions, sfida e kësaj të diele mund të ketë influencën e saj dhe në projektin e lëvizjet e merkatos, që nga e ardhmja e Cristiano Ronaldos e Donnarummas e deri te fatet e trajnerëve Pirlo e Pioli.

Kishte që nga ai gol që nuk ju dha Muntarit, që një Juve-Milan nuk vlente kaq shumë. Në lojë janë pikët që garantojnë zonën Champions, objektiv madhor për të dy klubet, edhe pse për motive të ndryshme.

Për bardhezinjtë një sezon pa Championsin do të ishte një falimentim sportiv i vështirë për t’u menaxhuar. Si nga këndvështrimi ekonomik, ashtu edhe teknik. Jashtë nga kompetiocioni prestigjoz, Juventusi rrezikon të riprogramojë të ardhmen e afërt duke reduktuar në masë të ndjeshme investimet dhe pagat, duke nisur nga ajo e Cristiano Ronaldos, që pa Championsin vështirë se do të qëndronte në Torino.

Diskutim tjetër për Milanin. Në këtë pikë për kuqezinjtë Championsi përfaqëson një udhëkryq vendimtar për të ardhmen. Ajo që duhet për të kompletuar projektin e rikthimit të skuadrës mes të mëdhave të Europës.

Pas shumë investimeve për fondin Eliot, ky është sezoni ku mund të konkretizojnë projektin dhe të kthehen në elitë. Por edhe për kuqezinjtë mungesa e kualifikimit në Champions mund të kushtojë shumë në aspektin teknik, pasi me një vend mes më të mirëve të Europës, do të ishte më e lehtë të konfirmonin Giggio Donnaruman për sezonin e ardhshëm.

Në fund kapitulli i trajnerëve, Juve-Milan, do të jetë edhe ndeshja mes Pirlos dhe Piolit, nga njëra anë anë Pirlo e rrezikon stolin gjithsesi, por pa Championsin me siguri që nuk do të jetë ai trajneri i të ardhmes.

Nga ana tjetër është një trajner si Pioli që kërkon një skenë të re për të provuar cilësitë e tij duke ngritur dhe stekën e ambicieve kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat