Rami: Askush nuk duhet të jetë më lart se klubi

Futboll

Rami: Askush nuk duhet të jetë më lart se klubi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:28
Rami: Askush nuk duhet të jetë më lart se klubi

Adil Rami, ish-lojtar i Milan dhe Marseille tani te Boavista, ka folur për RMC Sport në lidhje me eliminimin e PSG-së nga Manchester City në gjysmëfinalet e Champions League.

Sipas mbrojtësit ekspert, mes dy formacioneve ka një ndryshim të qartë për sa i takon respektit për fanellën dhe klubin.

“Ajo që më befason është se skuadra franceze ka disa kampionë, ndërsa Manchester City është i përbërë nga profesionistë të vërtetë”, ka qenë komenti i Rami.

“Askush nuk duhet të jetë më lart se klubi ose të ndihet i tillë. Por kjo është ndjesia që kam patur nga Neymar. Kur drejton një klub dhe investon miliona, duhet të respektohesh nga të gjithë, duke përfshirë edhe kampionët. Secili duhet të japë kontributin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat