Guardiola kërkon trofeun e 32-të

Futboll

Guardiola kërkon trofeun e 32-të

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:32
Guardiola kërkon trofeun e 32-të

Kanë kaluar 10 vite nga një prej pikave më të larta të karrierës së tij: fitorja në “Wembley” ndaj Mançester Junajtidit me triumfin e dytë në Champions si trajner i Barcelonës. Prej atëherë, një tjetër sezon në “Camp Nou”, një vit pushim, 3 te Bajerni dhe 4 te Siti. Pep Guardiola nuk kishte arritur kurrë të shkonte në një tjetër finale pas suksesit me katalanasit.

Dhe për këtë arsye fundi i Siti-PSG ishte shumë i ëmbël për të. Një dekadë për të përsëritur atë që me Ksavin, Iniestën dhe Mesin ishte e thjesht ta bënte, pavarësisht trofeve të shumtë të fituar si me Bajernin ashtu edhe me “Qytetarët” në Gjermani dhe Angli.

Tani ka mundësinë për të heshtur ata që e kritikonin.

Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë ciklin në Stamboll më 29 maj, me mundësinë (duke qenë se hipotekimi i titullit të Premier Ligës është vetëm një formalitet) për të arritur në kuotën e 32 trofeve këtë sezon, vetëm 1 më pak sesa legjenda e stolit, koloneli Lobanovski. Pastaj përpara do të ketë një tjetër ikonë si Sër Aleks Ferguson, i cili ka fituar 49 trofe. Por, një gjë është e sigurt: Pep është në apoteosin më të lartë të historisë së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat