UEFA, 4 mijë bileta për finalistët në Stamboll

Futboll

UEFA, 4 mijë bileta për finalistët në Stamboll

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:28
UEFA, 4 mijë bileta për finalistët në Stamboll

Edhe përpos restrikcioneve në Turqi, stadium “Ataturk” në Stamboll, do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve dhe përballjes në mes Çellsit dhe Mançester Sitit.

Lajmi është konfirmuar nga UEFA,e cila paralajmëroi se do të sigurojë 4 mijë bileta për Çellsin dhe Mançester Sitit, në sfidën e planifkuar më 29 maj.

Fillimisht qëllimi ishte që të plotësohen 50 për qind të kapacitetit të stadiumit në Stamboll, mirëpo kjo nuk mund të realizohet për shkak të valës së re të prekurve nga “Covid 19”.

Kujtojmë se Stambolli për herë të fundit ka organizuar një finale në vitin 2005, kur Liverpulli me përmbysje mundi Milanin, pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat