Ballkani nuk duron, ia tregon derën Shkëmbit

Futboll

Ballkani nuk duron, ia tregon derën Shkëmbit

Nga: K.G. Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:40
Ballkani nuk duron, ia tregon derën Shkëmbit

Ballkani nuk duron, ia tregon derën kryetrajnerit Bledi Shkëmbi.

Pas humbjes tronditëse me rezultat 3:2 në Therandë nga Arbëria, drejtuesit e Ballkanit nuk mendojnë as dy herë por e shkarkojnë kryetrajjnerin.

"Njoftim per opinionin futbolldashes, pas rezultateve te dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkembi.

E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen", njofton Ballkani.

Ballkani renditet në vend të tretl me 67 pikë dhe ka me pak se lideri Prishtina pas 33 jave në elitën e futbollit të Kosovës, pak shpresa për titull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat