David de Gea, Isco dhe Trincao transferohen te Roma?

Futboll

David de Gea, Isco dhe Trincao transferohen te Roma?

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:48
David de Gea, Isco dhe Trincao transferohen te Roma?

Jose Mourinho thuhet se ka kërkuar nga Roma që ta transferojë tre super lojtarët David de Gea, Iscon dhe Trincaon.

Antonio Mirante do të largohet nga “Giallorossët”, ndërsa “Il Corriere dello Sport” raporton se strategu portugez dëshiron ta zëvendësojë edhe Pau Lopezin.

Asnjëri nga portierët nuk ka lënë përshtypje në Olimpico, kështu që Mourinho e ka vënë De Gean në krye të listës së dëshirave, kurse mesfushorin spanjoll të Real Madridit, Isco, i cili është duke kaluar një sezon për tu harruar, flitet se “Los Blancos” janë gati ta shesin për një çmim të lirë dhe Mourinho është gati që të zbrazë fondet për ta transferuar atë.

Barcelona transferoi portugezin 21 vjeçar, Trincao, vitin e kaluar nga Braga dhe duhet të themi se nuk ka arritur të impresionoi trajnerin Ronald Koeman, i cili flitet se nuk e përfshin në planet e tija për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat