Shpend Sopjani - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Na i ndërprenë shumë ndeshje

Futboll

Shpend Sopjani - futbollist i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Na i ndërprenë shumë ndeshje

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:50
Shpend Sopjani

Vitet që nuk harrohen kurrë, janë vitet e 90-ta (1991-1999), kur populli shqiptar i Kosovës u ballafaqua me represionin e madh të regjimit kriminal serb.

Shpend Sopjani i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar, duke i mbrojtur ngjyrat e Kosovës së Prishtinës.

Sopjani, aty ku e kërkonte nevoja edhe paraqitej në fushë dhe ishte ndër më luftarakët.

Image

Asnjëherë nuk hezitoi që të kontriboi për futbollin dhe sportin në përgjithësi, as që u tremb nga kërcënimet e llojllojshme të milicisë dhe sigurimit shtetëror serb.

Sopjanit sikur sot i rrijnë para syve sfidat në fushën e 2 Korrikut, të Flamurtarit, pastaj në Dumnicë, Llukar, Raskovë, Miradi e Epërme etj.

“Milicia serbe i ka ndërpre disa ndeshje. Kryesia e KF Kosovës ka pasur shumë kërcënime, që në at periudhë kryetar ishte Agim Ademi.

Vërtetë ishte periudhë e rëndë për të gjithë, por ne dhamë maksimumin në kushte dhe rrethana të vështira”, thotë Sopjani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë, kush më shumë e kush me pak, dhanë tërë arsenalin që kishin në shërbim të sportit dhe i rezistuan pushtuesit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat