​Ylli i Interit tregon arsyen pse nuk iu bashkua Barcelonës

Futboll

​Ylli i Interit tregon arsyen pse nuk iu bashkua Barcelonës

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:38
Lautaro Martinez

Nuk ka qenë sekret interesimi i Barcelonës për yllin e Interit Lautaro Martinez, ku për një kohë të gjatë është spekuluar se ky i fundit do të transferohej në “Camp Nou”.

Por për arsye të problemeve financiare që shkaktoi pandemia Covid-19, krerët e “Blaugranëve” nuk kanë pasur mundësi që ta përballojnë klauzolën e lartë të sulmuesit argjentinas.

Tani, pas triumfit të titullit të “Scudettos” me Interin, Martinez ka shpjeguar situatën në të cilën ka qenë, ku tregoi që kishte folur edhe me Messin rreth transferimit tek Barcelona.

“Vërtetë kam qenë afër Barcelonës, kam biseduar edhe me Messin për këtë. Sidoqoftë ata kishin probleme financiare në atë kohë, kështu që unë vendosa të qëndroj në Inter”, tha Martinez.

“Doli të ishte zgjedhja e duhur. Ndjenjë e jashtëzakonshme fitorja e titullit me një klub kaq të rëndësishëm siç është Interi”, shtoi ylli argjentinas.

Martinez së bashku me Interin, këtë sezon siguruan titullin e Serie A, ku për skuadrën italiane ishte i 19 në histori. Ndërsa ylli 23 vjeçar i ndihmoi “Nerazzurët” në rrugëtimin drejt “Scudettos” me 15 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat