Manchester Utd eliminon Romën, kualifikohet në finale

Futboll

Manchester Utd eliminon Romën, kualifikohet në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:52
Manchester Utd eliminon Romën, kualifikohet në finale

Manchester Utd kualifikohet në finalen e madhe të Europa League në futboll.

Roma ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Manchester Utd, por që nuk i mjaftoi për të shkuar më tutje.

Romën e eliminon humbja me 6:2 në ndeshjen e parë.

Futbollistët Dzeko (57'), Cristante (60'), Zalewski (83’) shënuan për Romën dhe Cavani (39' e 68') për Manchester Utd.

“Djajtë e kuq” ndeshjen e parë e fituan me 6:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 8:5 kualifikohen në finale, ku do të takohen me Villarealin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat