Solskjaer: Edinson tregoi përsëri pse duam ta mbajmë atë në Old Trafford

Futboll

Solskjaer: Edinson tregoi përsëri pse duam ta mbajmë atë në Old Trafford

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:16
Solskjaer: Edinson tregoi përsëri pse duam ta mbajmë atë në Old Trafford

Ole Gunnar Solskjaer lavdëroi Edinson Cavanin dhe David de Gea pas kualifikimit të Manchester United në finale të Ligës së Evropës.

Rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshje ishte 8-5, pasi takimi i parë përfundoi 6-2 në të mirë të ‘Djajve të Kuq, ndërsa ndeshja e dytë u mbyll me fitore të Romës 3-2.

“Unë jam i zhgënjyer vetëm me një gjë, pranuam shumë gola dhe nuk u mbrojtëm siç duhet”, tha i pari i Man Utd.

Megjithatë, ai tregoi se gjëja kryesore për të është kualifikimi në finale. “Ne e dimë se duhet të luajmë më mirë se kjo por jemi këtu sepse kemi pasur një qendërsulmues i cili ka shënuar katër gola në dy ndeshje”.

“Edinson tregoi përsëri pse duam ta mbajmë atë në Old Trafford.”

Cavani, i cili është jashtë kontratës këtë verë, mori vëmendjen në shënimin e golave, por edhe de Gea bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

“Davidi ishte jetik, ai ishte njeriu i ndeshjes për mua”, tha Solskjaer.

Ndeshja finale mes Manchester United dhe Villarreal do të zhvillohet më 26 maj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat