Benitez drejt rikthimit

Futboll

Benitez drejt rikthimit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:19
Benitez drejt rikthimit

Trajneri i njohur, Rafa Benitez pritet që të rikthehet në Premierligë.

Ai është pa klub që nga janari i këtij viti pas largimit nga skuadra kineze, Dalian Yifang.

Ashtu sic shkruajnë mediat e huaja, ish-tekniku i Liverpoolit dhe Chelseat dëshiron kthimin në Premierligë.

“Unë jam duke shikuar çdo ndeshje të Premierligës. Prioriteti është Anglia, Premierliga, familja ime është këtu. Më pëlqen stili i futbollit këtu. Unë jam gati”, ka thënë Benitez duke lënë mesazhin që është i gatshëm për çdo ofertë.

Për momentin skuadra që s’ka trajner është ajo e Tottenham Hotspur pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat