E larguan nga Arsenali si dështim, por...

Futboll

E larguan nga Arsenali si dështim, por...

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:47
E larguan nga Arsenali si dështim, por...

Villareali ia del të kualifikohet në finale të Europa Ligës, pas barazimit 0-0 me Arsenalin.

Ndeshja e parë në Spanë kishte përfunduar me rezultatin 2-1, çka i dha mundësinë Villarealit të arrijë suksesin dhe finalen e parë në historinë e tij në arenën europiane.

Trajneri i nëndetëses së verdhë, Unai Emery është mjaft me eksperiencë në Europa Ligë, pasi e ka fituar më parë 3 herë me Sevillan. Një kompeticion ky që duket të jetë habitati i tij.

Kjo sfidë ishte mjaft e veçantë për trajnerin Emery, pasi ishte larguar nga skuadra e Arsenalit si “dështak” për shkak se nuk arriti rezultatet e duhura dhe objektivat e dhënë nga drejtuesit. I pafat ishte dhe Aubameyang, i cili goditi dy herë shtyllën, pamundur të shënojë një gol. Finalja e Europa Ligës do të ndahet mes Manchester United dhe Villareal.

Kjo sfidë është ultimatum për spanjollët, të cilët e kanë mundësinë e vetme për tu kualifikuar në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat