Ancelotti Mourinhos: Po ta besoj ty Romën time!

Futboll

Ancelotti Mourinhos: Po ta besoj ty Romën time!

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:52
Ancelotti Mourinhos: Po ta besoj ty Romën time!

“Memorandum, gjëra të mëdha, një goditje e jashtëzakonshme”. Ancelotti dukej i kënaqur të martën pasdite, kur u telefonua disa minuta pasi “uragani Mou” kishte përfshirë Romën, duke larguar hidhërimin dhe depresionet. Gjynah që nuk mund të transferohet toni i zërit të tij, të qeshurat e tij.

Mendoj se lajmi ju befasoi edhe juve. Çfarë mund t’i japë ai Romës? A e keni menduar?
Nuk e prisja, askush nuk e priste… Mou do të sjellë entuziasëm, njohuri, personalitet. Ai është një trajner i shkëlqyer. Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të, jemi miq prej shumë vitesh. Menjëherë më falënderoi për mesazhin që i dërgova. E komplimentova, shto edhe ndonjë gjë tjetër të vogël.

Cili ishte mesazhi që I dërguat?
Jam i lumtur, sepse ti po shkon të stërvitësh një ekip, për të cilin interesohem shumë.

Roma jote…
Po, Roma ime. Tifozët do ta pëlqejnë atë.

Vjen nga moment të këqija…
Kjo gjithmonë varet nga pritshmëritë që ka një klub. Tottenham shpresonte të përfundonte në katër të parët, nuk po ia dilte dhe kjo ishte arsyeja pse shkarkoi edhe Pochettino. Mourinho është dashur të merret me shumë dëmtime te “Spurs”. Te Manchester United nuk kishte bërë keq, fitoi Ligën e Europës dhe hyrë lehtë në Champions.

Premier League nuk është një kampionat si të tjerët, është shumë konkurrues, siç demonstrohet nga fakti se dy vite më parë në finalet europiane luajtën katër angleze. Edhe këtë vit historia ishte gati të përsëritej. Në Premier League janë lojtarët dhe trajnerët më të mirë. Dallimi i vërtetë qëndron te cilësia, e cila ka një çmim. Edhe në një sezon, në të cilin klubet më të mira europiane kanë vuajtur shumë financiarisht, Manchester City ka marrë Ruben Dias, një nga mbrojtësit më të mirë në botë, Ferràn Torres, Aké. Dhe Chelsea shpenzoi 200 milionë euro për Werner, Havertz, Chilwell, Ziyech, më të mirët përreth. Përkundrazi, Reali dhe Barcelona nuk ishin në gjendje të veprojnë.

A mund të krahasohet ardhja e Mourinhos te Roma me transferimin tuaj te Napoli?
Duhet të mendoj për këtë… Mund të krahasohet. Në fund, ajo që ka rëndësi është dëshira që dikush ka për të stërvitur. Askush nuk i pëlqen të qëndrojë i qetë për një kohë të gjatë, dëshira është gjithmonë për të gjetur fushën. Roma dhe Napoli, pra, janë “mejdane” të rëndësishme. Si në çdo klub që respekton veten, edhe në futboll rezultati përfundimtar duhet të lidhet me pritshmëritë fillestare. Ka skuadra që kanë detyrimin e titullit dhe të tjera që synojnë të futen në katër të parat. Të tjerët kanë vetëm një qëllim: të qëndrojnë në kategori.

Te Napoli, a ju ‘vrau’ De Laurentiis?
Nuk është e drejtë. Gjithsesi, nuk do të shtoj asgjë tjetër, nuk ka më rëndësi ajo histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat