Rikthehet Berisha

Futboll

Rikthehet Berisha

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:58
Rikthehet Berisha

Rikthehet Berisha, Skëndërbeu bën përgatitjet e fundit para përballjes me Partizanin!

Skënderbeu është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes me Partizanin. Memelli është fokusuar më shumë në aspektin ofensiv, duke ditur se Partizani është një rival i fortë dhe mban vendin e parë në klasifikim.

Kjo do bëjë që ekipi kryeqytetas të sulmojë që në fillim dhe Memelli është koshient se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme në mbrojtje, sidomos në minutat e para për të mos pësuar gol. Pikërisht këtë mesazh Memelli u përcolli lojtarëve.

Me pas ekipi është fokusuar të qarkullimi i topit dhe vigjilenca në zona të ngushta. Në fund, Memelli është marrë në veçanti edhe me dy lojtarët e sulmit si Mensah dhe Berisha, të cilëve u ka kërkuar të ushtrojnë sa më shumë presion te mbrojtësit kundërshtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat