Negociojnë me UEFA-n

Futboll

Negociojnë me UEFA-n

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:52
Negociojnë me UEFA-n

Sipas “ESPN”, një pjesë e skuadrave , të cilët ishin planifikuara të jenë bartëse e projektit “Superliga Evropiane”, kanë filluar të negociojnë me drejtuesit e UEFA-s që të marrin dënime sa më të vogla për “rrebelimin” e tyre dhe krijimit të një formati të ri të futbollit në Evropë.

Liverpuli, Arsenali, Çellsi, Totenhami, Man. Siti, Man. Junajtedi dhe Atletiko Madrid të gjithë kanë “arritur një mirëkuptim”, ndërsa Inter Milan po negocion Akoma.

Sipas “ESPN” Real Madrid, së bashku me Juventusin, Barcelona dhe AC Milan thuhet se të gjithë kanë refuzuar të tërhiqen dhe mund të marrin dënimin maksimal.

Dënimi maksimal përfshin një ndalim 2-vjeçar nga gara evropiane së bashku me një numër gjobash dhe dënimesh të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat