Shqyrtohet ankesa e Ballkanit

Futboll

Shqyrtohet ankesa e Ballkanit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:23
Shqyrtohet ankesa e Ballkanit

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Ballkani“ lidhur me deklaratën për opinion, ku si rrjedhojë nga Komisioni Disiplinore –shkalla e parë, i është shqiptuar gjobë me shumë prej 2000 euro, mori këtë:

Vendim:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.05.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë mbetet në fuqi.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, bazuar në ankesën e KF “Ballkani“ , materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë i datës 30.04.2021 është i drejtë dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi, për faktin se sipas nenit 38 , neni 8 pika 4 /C dhe nenit 10 paragrafi 1pika D i Rregullores disiplinore parashihet se për kundërvajtje klubet e Superligës mund të dënohen më të holla jo më pak se 1.000 euro dhe as më shumë 10.000 euro.

Në rastin konkret Komisioni Disiplinor –shkalla e parë, konsiderojmë se me të drejtë e ka caktuar shkallën e dënimit", njofton Sitki Baftiu, kryetar; Remzi Azem, anëtar, Dren Paca, anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat