Ja si vendoset për ndeshjen Vushtrria-Dukagjini

Futboll

Ja si vendoset për ndeshjen Vushtrria-Dukagjini

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:25
Ja si vendoset për ndeshjen Vushtrria-Dukagjini

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Dren Paca anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Dukagjini“ për ndeshjen Vushtrria-Dukagjini, xhiro e 25-të Liga e Parë Grupi A, lidhur me aktivizimin e lojtarëve të KF “Vushtrria“ Olti Peci dhe Adnit Shahini mori këtë:

Vendimi:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 07.05.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë mbetet në fuqi.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, bazuar në ankesën e KF “Dukagjini“ , materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se vendimi i Komisionit të Garave i datës 05.05.2021 është i drejt dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi , për faktin se sipas nenit 58 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore, me paraqitje nuk nënkuptohet lojtarët rezervë të shënuar në protokoll të cilët nuk kanë hyrë në lojë.

Duke qenë se në rastin konkret lojtarët e lartcekur, nuk janë aktivizuar në lojë, vendimi i Komisionit të Garave është i drejtë, - njofton Sitki Baftiu, kryetar; Remzi Azemi, anëtar dhe Dren Paca, anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat