Miratohet apo jo kërkesa e Arbërisë

Futboll

Miratohet apo jo kërkesa e Arbërisë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:27
Miratohet apo jo kërkesa e KF Arbërisë

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 07.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros 33-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendimi:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Komisioni i Garave shqyrtoi kërkesën e KF “Arbëria“ për zhvillimin e ndeshjes së xhiros së 34-t, Arbëria – Drenica  në terrenin me bari sintetik në Gjilan si nikoqir. Komisioni i Garave aprovoi kërkesën si të arsyeshme për shkak se tri xhirot e fundit të Superligës, sipas Rregullores së Garave do të zhvillohen në të njëjtin termin. Siç është e ditur se KF “Arbëria“ deri tani ndeshjet si nikoqir i ka zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, por në xhiron e 34-t, FC “Llapi” zhvillon ndeshjen në Podujevë dhe si rrjedhojë kjo ndeshje duhet të zhvillohet në Gjilan (terreni me bari sintetik), njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat