Manchester Utd - Villareal, statistika e pabesueshme

Futboll

Manchester Utd - Villareal, statistika e pabesueshme

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:40
Manchester Utd - Villareal, statistika e pabesueshme

Finalja e Evropa Ligës këtë edicion do të jetë anglo-spanjolle. Manchester United do të përballet me Villarealin në finalen e garës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.

“Djajtë e Kuq” për ta arritur finalen eliminuan ekipin italian, Romën, kurse Villareali eliminoi një ekip anglez, Villarealin.

Manchester United dhe Villareal kanë zhvilluar katër ndeshje mes vete, të gjitha në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Interesant është fakti se të gjitha ndeshjet kanë përfunduar me rezultat të njëjtë, 0:0.

Mbetet të shihet se a do të ketë gola këtë herë, në finalen e Evropa Ligës, e cila zhvillohet më 26 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat