Solskjaer shprehet i pakënaqur me zhvillimin e 4 ndeshjeve në vetëm 8 ditë

Futboll

Solskjaer shprehet i pakënaqur me zhvillimin e 4 ndeshjeve në vetëm 8 ditë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:02
Ole Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është shprehur i pakënaqur për kalendarin e skuadrës.

Manchester United do të ndeshet me katër skuadra brenda tetë ditësh.

United do të përballet me Aston Villan, Liverpoolin, Leicesterin dhe në fund Villarealin në funale të Europa League.

“Natyrisht që nuk jam i kënaqur me këtë vendim sepse sigurisht që është marrë nga dikush që nuk e njeh futbollin”, tha ai.

“Futbolli modern, me intensistetin dhe nivelin e lartë që ka është fizikisht i pamundur, mentalisht është i vështirë, por nuk dua të specifikoj individë të caktuar për këtë problem”, shtoi ai.

“Duhet të bëjmë paraqitje të mira, jemi të determinuar të fitojmë në finale, të mposhtim Liverpoolin, Aston Villan, Leicesterin dhe këtë duhet ta bëjmë, pavarësisht kalendarit”, tha Solskjaer.

“Sigurisht, unë duhet ti ruaj futbollistët nga lëndimi, sepse është edhe Euro 2020 dhe kjo nuk është e drejtë për lojtarët”, përfundoi Ole Gunnar Solksjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat