Ligat Kombëtare mund të ndryshojnë mënyrën e organizimit

Futboll

Ligat Kombëtare mund të ndryshojnë mënyrën e organizimit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:22
Serie A

Formati i ri i Champions League mund të ‘detyrojë’ ligat kombëtare të ndryshojnë numrin e skuadrave në elitën e futbollit vendor.

Sipas gazetës La Repubblica, ligat më të mëdha Evropiane, duke përfshirë Serinë A, mund të reduktojnë numrin në 18 skuadra për të balancuar numrin e ndeshjeve që do luhen brenda një stinori.

Formati i ri i prezantuar nga UEFA për garën më të madhe Evropiane për klube që do të hyjë në fuqi në edicionin 2024/25, parasheh një numër shumë më të madh të ndeshjeve që do të luhen në kuadër të kësaj gare.

Sipas mediave italiane, klubet italiane do të mblidhen të diskutojnë për mundësinë e reduktimit të skuadrave në Serie A.

Ndërkohë, “Coppa Italia” do të luhet me vetëm 40 skuadra që do të përfshijnë klubet e Serie A dhe Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat