Drenica qortohet nga FFK-ja

Futboll

Drenica qortohet nga FFK-ja

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:33
Drenica qortohet nga FFK-ja

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës si dhe të xhiros së 25-të të Ligës së Parë.

Duke u bazuar në të gjitha faktet, Komisioni disiplinor vendosur për rastin e KF Drenicës, të cilët kishin lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna.

Për këtë veprim, Drenicës i shqiptohet masa disiplinore: QORTIM.

Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor: 

KF ”Drenica”: Lëshim në organizimin e ndeshjes e javës së 32-të të Superligës, Drenica –Ballkani, ku kishte lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me masat antiCovid. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: QORTIM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat