Tifozët diskutojnë nga afër me futbollistët e Romës

Futboll

Tifozët diskutojnë nga afër me futbollistët e Romës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:33
Tifozët diskutojnë nga afër me futbollistët e Romës

Roma nuk fiton në kampionat prej datës 11 mars dhe me këto rezultate, ekipi verdhekuq ka përfunduar në vendin e shtatë, duke rrezikuar edhe një kualifikim në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Sakaq, shoqëruar edhe me humbjen turpëruese 6-2 ndaj Mançester Junajtid në Ligën e Europës, bëri që tifozët të mos duronin më, por të protestonin kundër ekipit si një formë për t’i “shkundur” futbollistët të japin më të mirën në fushë.

Kështu, ditën e sotme rreth 200 tifozë të Romës kanë qenë në qendrën stërvitore të skuadrës, Trigoria, ku kërkuan një takim nga afër me lojtarët. Për të mos acaruar situatën, lojtarët dhe tifozët kanë pasur një diskutim mes tyre teksa ata që kanë qenë më shumë të angazhuar me ultrasit ishin Edin Xheko dhe Pelegrini.

Tifozët kanë kërkuar impenjim maksimal në katër ndeshjet e fundit, sidmos në ato kundër Interit dhe Romës.

Ndërkohë, për arsye sigurie në ambientet e Trigorias ka pasur edhe forca policie, mirëpo për fat të mirë në asnjë moment situata nuk i kaloi limitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat