Refuzohet apelimi i Barcelonës, dënimi i Koeman mbetet në fuqi

Futboll

Refuzohet apelimi i Barcelonës, dënimi i Koeman mbetet në fuqi

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:04
Ronald Koeman

Ronald Koeman nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Barcelona nesër do të ndeshet me Atletico Madrid në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Ronald Koeman u dënua në ndeshjes ndaj Granadas me dy ndeshje mos-lojë, por vendimi për pezullimin e holandezit u apelua nga Barcelona.

Tani, është bërë e ditur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar kërkesën e Barcelonës.

Dënimi do të mbetët në fuqi dhe kjo do të thotë që Koeman nuk do të jetë i pranishëm në duelin ndaj Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat