Bayerni synon t’ia marrë drejtorin sportiv Juventusit

Futboll

Bayerni synon t’ia marrë drejtorin sportiv Juventusit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:14
Fabio Paratici

Kontrata e drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici skadon këtë verë, ndërsa raportohet se skuadra gjermane, Bayern Munich po e monitoron situatën.

Kontrata e Paraticit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor të këtij viti, por ajo shumë lehtë mund të rinovohet.

Për shumë kohë, rinovimi me të ka qenë diçka formale dhe pothuajse e sigurt, por së fundmi pozicioni i tij te Bianconerët është dobësuar.

Askush nga Presidenti Andrea Agnelli e poshtë nuk mund të ndihet i sigurt te Juventusi, pasi pronarët mund të bëjnë ndryshime të mëdha këtë verë.

Reklamë

Por Calciomercato raporton se Bayerni mund të jetë i interesuar të nënshkruajë një kontratë me Paraticin, nëse ai ndahet me Juventusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat