Messi nën hetime për mospërfillje të masave anti-COVID-19

Futboll

Messi nën hetime për mospërfillje të masave anti-COVID-19

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:46
Lionel Messi

Lionel Messi mund të dënohet shkaku i shpërfilljes së masave anti-COVID-19.

Në mediat spanjolle ka dalë një lajm ku thuhet se Lionel Messi mund të dënohet shkaku i shpërfilljes së masave anti-COVID-19.

Messi thuhet se ka shpërfillur masat anti-COVID-19 të Katalonisë për të organizuar një “barbecue” me familjarë dhe miq.

Tani organet kompetente kanë hapur një hetim lidhur me rastin dhe Messi mund të dënohet shkaku i kësaj ngjarje.

Sipas TV3, argjentinasi mund të dënohet me një shumë parash, dhe jo vetëm ai por të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjes së asaj dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat