Lukaku: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë. Më në fund e kanë kuptuar edhe këtu se…

Futboll

Lukaku: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë. Më në fund e kanë kuptuar edhe këtu se…

Më: 8 maj 2021 Në ora: 00:17
Romelu Lukaku

Racizmi është një temë e vazhdueshme në futbollin e sotëm dhe shumë lojtarë janë vënë në lëvizje që kjo njollë të përjashtohet përfundimisht nga stadiumet dhe nga sporit.

Romelu Lukaku, i intervistuar nga Corriere della Sera, është përgjigjur kështu në lidhje me këtë temë:

“Nuk kam jetuar asnjë episod racizmi qëkur kam ardhur në Itali, vetëm një herë në Cagliari. Edhe këtu e kanë kuptuar se nuk ka kuptim. Jemi në një vend shumë të bukur ku jetojnë njerëz të ndryshëm dhe duhet thjesht të respektojmë njëri-tjetrin”.

“Kam jetuar në shumë vende në Europë, por ky vend më ka dhënë me të vërtetë shumë. Nuk mund të bëj gjë tjetër përveçse ta falënderoj. tani dua të hap një cikël me Inter-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat