Brdaric: Humbje që dhemb shumë, ta analizojmë për ndeshjen e radhës

Futboll

Brdaric: Humbje që dhemb shumë, ta analizojmë për ndeshjen e radhës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 00:54
Thomas Brdaric

Një humbje që dhemb, por që nuk duhet ta bërë Vllaznisë të dorëzohet. Kjo është sinteza e fjalëve të trajnerit të kuqebluve, Thomas Brdaric në “Gol pa Goli”, pas disfatës së rëndë përballë Kukësit.

“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e radhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka nga ajo që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.

Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.”

Dilaver në stol: “Dilaver bëri pushim, sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë. Eni Imami duhet të jetë i përgatitur, sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjitha pjesët e sezonit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat