Legjenda zbulon problemin e Dybala: Të gjithë po e presim, por ai…

Futboll

Legjenda zbulon problemin e Dybala: Të gjithë po e presim, por ai…

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:01
Paulo Dybala

Legjenda e futbollit argjentinas, Mario Kempes, ka thënë se Paulo Dybala duhet të ketë më shumë besim në vete për të arritur potencialin e plotë.

Juventus shpenzoi 32 milionë euro për ta marrë sulmuesin nga Palermo gjashtë vite më parë.

Dybala shënoi, 19, 11 dhe 22 gola në Serinë A, në tri sezonet e para në Torino.

Por rendimenti i tij ka pësuar një rënie ne tre sezonet e fundit, edhe për shkak të dëmtimeve.

Gjithsesi, shumë klube të mëdha të Europës vazhdojnë të interesohen për argjentinasin.

“Ai ka luajtur disa ndeshje të mëdha tek Juventus”, ka thënë Kempes për TribalFootball.com.

“Megjithatë, në disa raste duket se nuk e di potencialin që ka. Kur të besojë plotësisht te vetja, mendoj se do të shpërthejë si lojtar”.

“Dybala duhet të jetë ylli i radhës i madh për Argjentinën. Të gjithë po e presim, por di duket se nuk e beson akoma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat