Bayern Munich mund të vihet në aksion për drejtorin sportiv Fabio Paratici pasi ky mund të largohet nga Juve

Futboll

Bayern Munich mund të vihet në aksion për drejtorin sportiv Fabio Paratici pasi ky mund të largohet nga Juve

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:14
Fabio Paratici

Kontrata e drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici skadon këtë verë dhe Bayern Munich thuhet se po monitoron situatën në Torino.

Marrëveshja e Paratici skadon më 30 qershor 2020, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se epoka e tij me Bianconerët ka mbaruar.

Prej kohësh është parë si një formalitet kontrata e tij dhe pritej të nënshkruajë një zgjatje të saj, por javëve të fundit pozicioni i tij te “Zonjën e Vjetër” është dobësuar.

Askush nga Presidenti Andrea Agnelli e poshtë nuk mund të ndihet i sigurt te Bianconeri, pasi pronarët mund të bëjnë ndryshime të mëdha këtë verë.

Por Calciomercato.com, Bayern mund të jetë i interesuar të nënshkruajë me Paraticin, nëse ai ndahet me Juventusin.

Drejtori sportiv njihet si prej më të mirëve në qarkullim, ndërsa specialitet i tij është bindja e lojtarëve që janë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat