Al-Khelaifi, Barçës: “Lëreni të qetë Neymarin”

Futboll

Al-Khelaifi, Barçës: “Lëreni të qetë Neymarin”

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:45
Neymar

Numri një i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka dërguar një mesazh Barcelonës.

Ai ka kërkuar që ta lënë të qetë Neymarin.

Neymar është në PSG që nga viti 2017 kur u ble për 222 milionë euro, por ka zëra se Barcelona dëshiron ta rikthejë, edhe pse është e vështirë ekonomikisht.

Sido që të jetë, Neymar në anën tjetër raportohet se është afër të arritjes së marrëveshjes me PSG-në për rinovimin e kontratës dhe Al-Khelaifi i ka kërkuar Barcelonës; “Lëreni të qetë Neymarin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat