Young: Ende nuk e kuptoj pse e shiti Manchester United një lojtar si Lukaku

Futboll

Young: Ende nuk e kuptoj pse e shiti Manchester United një lojtar si Lukaku

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:49
Lukaku dhe Young

Ashley Young ka thënë se Manchester United ka gabuar me shitjen e Romelu Lukaku te Interi.

Ish kapiteni i United, Young, ka zbuluar se ‘nuk mund ta kuptojë’ vendimin e klubit për të shitur Lukakun, me të cilin aktualisht së bashku luajnë në Serie A dhe janë shpallur kampion me Interin.

“Unë e thashë këtë gjë në atë kohë, nuk mund ta kuptoja vendimin [për të shitur Lukakun]”.

“Pavarësisht nëse është bërë shpejt ose jo, Romelu ka treguar që shumë njerëz gabojnë”.

“Ai ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Kishte fjalë se ai ishte mbipeshë dhe nuk mund ta bënte këtë gjë apo atë gjë. Ai ka thyer rekord dhe ka bërë histori në Itali, ai ka qenë i pabesueshëm për klubin”.

“Për mua ai ishte fantastik edhe në Ligën Premier, mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të. Ai meriton të gjitha përgëzimet që po merr tani”, ka thënë Young.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat