Ra pa ndjenja, mbrojtësi shqiptar lajmërohet nga spitali

Futboll

Ra pa ndjenja, mbrojtësi shqiptar lajmërohet nga spitali

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:03
Ra pa ndjenja, mbrojtësi shqiptar lajmërohet nga spitali

Frederic Veseli i frikësoi të gjithë ditën e djeshme gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Salernitana fitoi ndaj Empolit me shifrat 2-0.

Mbrojtësi i kombëtares në mesin e pjesës së parë u përplas me shokun e tij, Jaroszynski dhe ra pa ndjenja.

Pas ndërhyrjes së mjekëve Veseli u rikthye në këmbë dhe vazhdoi lojën, por kjo ndodhi deri në fund të pjesës së parë kur trajneri vendosi ta zëvendësojë. Pas daljes nga loja Veseli mësohet të jetë nisur menjëherë drejt spitalit.

Pas rezonancës rezultoi që gjendja e Veselit është e mirë dhe përplasja nuk ka lënë pasoja. Lajmin e bën të ditur vetë Veseli në një postim në Instagram, bashkë me mjekët. Sot ai i është bashkuar skuadrës për stërvitje, me qëllim gatishmërinë për fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat