Krizë te Interi

Futboll

Krizë te Interi

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:05
Krizë te Interi

Në media në Itali raportohet se Interi ka refuzuar kërkesën e presidentit Zhang për të ulur pagat e tyre.

Ai u kërkoi të gjithëve, nga lojtarët te trajnerët dhe stafi të pranonin shkurtime e pagave në mënyrë që ta ndihmonin klubin të kalonte krizën aktuale financiare.

Sipas disa raportimeve thuhet se i është thënë që një pagë mujore dhe shpërblimin për Scudetto të mos e marrin.

‘Corriere dello Sport’ tani sugjeron që lojtarët të gjithë refuzuan, madje disa reaguan me zemërim ndaj kërkesës.

E njëjta gazetë shkruan se trajneri Conte dhe drejtorët Marotta dhe Piero Ausilio nuk janë të bindur nga kjo situatë. Nëse ata do të largohen, projekti Inter do të duhej të fillonte nga e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat