Ylli i Ligue 1 zgjedh Meksikën

Futboll

Ylli i Ligue 1 zgjedh Meksikën

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:13
Florian Thauvin

Ylli i Ligue 1 zgjedh Meksikën para Milan-it, trajneri konfirmon gjithçka!

Florian Thauvin, fnatazist francez i Marseille, duket se nuk do të shkojë te Milan. Sipas Jorge Sampaol-t, trajneri i klubit francez, 28-vjeçari ka zgjedhur të transferohet në Meksikë te Tigres.

“Kam folur me Florian dhe më ka thënë se ekziston kjo mundësi. I takon atij të flasë për të ardhmen e tij, është një gjë që i takon atij”, ka thënë Sampaoli në konferencë për shtyp.

“Ai e di se është i rëndësishëm për ne, por në futboll ka gjëra që një trajner nuk mund t’i kontrollojë. Nëse do të vendosë të largohet nga Marseille, do t’i jem mirënjohës për aq sa ka bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat