Dëshira e çmendur për Romën

Futboll

Dëshira e çmendur për Romën

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:23
Dëshira e çmendur për Romën

Dëshira e çmendur për Romën. Mourinho numëron ditët deri sa të zbarkojë në kryeqytetin italian për të filluar punën në ‘Trigoria’.

Trajneri portugez, i portretizuar dje në një pikturë murale rrugëve të Romës, pritet me padurim nga fansat verdhekuq. Edhe populli roman në rrjetet sociale nuk dështon të tregojë dashurinë e çmendur për ngjyrat verdhekuqe.

Në rrjetet sociale, “Special One” postoi një foto të “blerjes” së tij të re: jo një futbollist, sepse ka kohë për këtë, por “coverin” (mbulesën) e kuqe të celularit personal, me inicialet e tij të shkruara me të verdha.

Pra, komnimimi verdhekuq, si fanella e Romës. Ndër pëlqimet e para të kësaj fotoje ishte edhe ai i Stephan El Shaarawy, që mezi pret të punojë me Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat