Aliaj u sugjeron shqiptarin e radhës medias përtej Adriatikut

Futboll

Aliaj u sugjeron shqiptarin e radhës medias përtej Adriatikut

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:40
Aliaj u sugjeron shqiptarin e radhës medias përtej Adriatikut

Adrian Aliaj ka bërë një punë të mirë me menaxhimin lojtarëve shqiptarë, duke transferuar nga kampionate më të vogla në Serie A Amir Rrahmanin dhe Mërgim Vojvodën.

Të dy mbrojtësat janë përshtatur mirë që në sezonin e tyre të parë në elitën e Italisë dhe justifikuan kontratën e tyre. Në një intervistë të bërë me “CalioHellas”, Aliaj sugjeron një tjetër emër shqiptar që mund të jetë i duhuri për Serie A.

Bëhet fjalë për Emir Sahitin, i cili këtë sezon po shkëlqen me skuadrën e Sibenikut në Kroaci, ku nuk i kanë munguar aspak golat.

“Emir Sahiti i Hajduk Split por i huazuar në HNK Sibenik. Ai është një mesfushor dinamik që mund të luajë edhe si anësor, i fortë në një me një dhe agresiv. Nuk kushton shumë, ai është 22 vjeç dhe për mendimin tim ai ka cilësitë për të luajtur në Itali”, ka sugjeruar Adrian Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat