Ish-futbollisti: Skënderbeu dhe Partizani prodhojnë futbollin më të buku

Futboll

Ish-futbollisti: Skënderbeu dhe Partizani prodhojnë futbollin më të buku

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:41
Ish-futbollisti: Skënderbeu dhe Partizani prodhojnë futbollin më të buku

Ditën e sotme luhet sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit e cila është shumë vendimtare për të ardhmen e skuadrave në kampionat. Rreth këtij dueli ka komentuar edhe ish-futbollisti, Edmond Ruço, i cili thekson se korçarët dhe të kuqtë prodhojnë futbollin më të bukur, të paktën në këto dy javët e fundit.

Sakaq, Ruço shton se të gjithë ekipet janë në garë për objektivat e tyre duke përjashtuar Kukësin që duket më komod në vendin e gjashtë.

“Skënderbeu ka ardhur në rritje. Ka javë që trajneri Memelli punon dhe arritjet i ka në vazhdimësi. Nuk është se janë rastësore. Por çdo ekip që lufton sot, nga vendi i parë te i fundit, përveç Kukësit që nuk ka motivacion, të gjitha ekipet janë në garë sportive.

Dikush për të dalë, dikush për kampion. Skënderbeu-Partizani? Kam besim që do jetë një lojë shumë e bukur. Janë dy trajnerë që janë shumë konçiz në detyrat që u japin futbollistëve. Luajnë futbollin e bukur, luajnë futbollin me këmbë në tokë.

Di të them që nga javët e fundit që kemi parë, si Skënderbeu ashtu edhe Partizani janë dy ekipet që prodhojnë futbollin më të bukur në Superiore. Kështu që mendoj do jetë një ndeshje shumë e luftuar, një ndeshje shumë e bukur. Por mendoj që Partizani do të dalë triumfues.

Ekipin më afër finishit shikoj Partizanin dhe Teutën. Gati 60% i jap Partizanit, 40% i jap Teutës. Duke parë edhe gjendjen e Tiranës, e cila kurrë nuk i ka bërë 4 ndeshje në rritje. Partizani ka më tepër motiv për të fituar se Tirana”, u shpreh Ruço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat