PSG u jep fund dyshimeve

Futboll

PSG u jep fund dyshimeve

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:44
PSG u jep fund dyshimeve

Në javën ku PSG i dha lamtumirën ëndrrës për fitoren e Ligës së Kampioneve dhe me fitoren e Lilës sot, me shumë mundësi edhe titullit kampion, parisienët do të kenë mundësi të gëzohen të paktën me një lajm për të ardhmen e klubit. Sipas “L’Equipe”, braziliani Nejmar ka hedhur firmën në kontratën e re me parisienrët dhe gjatë të shtunës do të bëhet zyrtarizimi i saj.

Nejmar prej dy vitesh ka qenë në diskutim nëse do të vazhdonte dhe ka kërkuar shpesh që të largohet për t’u kthyer te Barcelona. Zërat u shtuan gjatë muajit të fundit, pas kthimit të Laportës te katalanasit.

Por presidenti i PSG, Al Khelaifi, e dinte se katalanasit nuk kishin fuqi ekonomike për të blerë brazilianin apo për t’i paguar atij rrogën shumë të lartë që kërkon, ndaj i ka bërë të qartë këtij të fundit se nuk kishte alternativë më të mirë se qëndrimi.

Ndaj gazeta franceze ka bërë të ditur se palët janë ulur në tavolinën e bisedimeve dhe kanë hedhur në letër detajet e marrëveshjes së re, e cila do të lidhe brazilianin tashmë 29-vjeçar me PSG për katër vitet e ardhshme, deri në 2026. Me pak fjalë, Nejmar do t’i afrohet fundit të karrierës në këtë klub, ku që nga viti i ardhshëm objektivi do të jetë i njëjti, ai fitores së Ligës së Kampioneve dhe kthimit të dominimit në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat