Drejt largimit

Futboll

Drejt largimit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:55
Drejt largimit

As Conte, por as Marotta dhe Ausilio. Ekziston një rrezik serioz që, pas titullit, zona teknike e zikaltërve të shpërbëhet plotësisht. Për të vazhduar, bëhet e detyrueshme që të pranohen planet e Steven Zhang, duke përfshirë masat shtrënguese, uljen e kostos, heqjen dorë nga përforcimet e bujshme etj.

Nuk ka asnjë siguri që trajneri dhe menaxherët janë të gatshëm të përballen me një sezon “lotësh dhe gjaku”, me sa duket edhe më kompleks dhe më i ndërlikuar se ai që po mbaron. Në të vërtetë, në këtë moment, mbi të gjitha shfaqen hutime të forta. Dhe nuk do të ishte befasi nëse vendimi përfundimtar do të merrej me marrëveshje të ndërsjellë, domethënë: të gjithë së bashku.

Siç dihet tashmë, “semafori” nga do të marrin drejtimet secili do të jetë përballja përfundimtare me presidentin. Në atë moment gjithçka do të vendoset në tryezë dhe Interi do të jetë në gjendje të kuptojë nëse do të duhet të shkojë drejt një revolucioni total, ose mund të vazhdojë pa ndryshime. Sidoqoftë, në këtë hipotezë të dytë është e vështirë të imagjinohet rinovimi i kontratave. Conte, Marotta dhe Ausilio do të dalin jashtë marrëveshjeve aktuale më 2022.

Në rast se do të ulen kostot, padyshim nuk ekzistojnë kushtet dhe perspektivat për të vazhduar. Zhang jr., i cili do të kthehet në Kinë brenda disa javësh, po nuk mbajti të paktën pagesat aktuale financiare, do të duhet të zgjedhë një trajner të ri, por së pari të gjejë menaxherë të rinj, të cilët më pas, nga ana tjetër, të zgjedhin një trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat