Mourinho kërkon Belottin

Futboll

Mourinho kërkon Belottin

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:57
Mourinho kërkon Belottin

Prezantimi i Jose Mourinhos trajner i Romës do të ndodhë në fund të sezonit, gjhithsesi ende nuk është përcaktuar një datë e saktë. Në Trigoria, është dhënë urdhër që të mos flitet për Mourinho deri në fund të këtij kampionati.

Trajneri portugez e ka studiuar Romën për disa ditë, ai i ndoqi verdhekuqtë të enjten në mbrëmje, shijoi performancën dhe ishte i kënaqur me fitoren ndaj Manchester United, pavarësisht se eliminimi ishte vendosur që në ndeshjen e parë me “Djajtë e Kuq”. “Special One” mbajti shënime dhe pati disa kontakte.

Te Roma ka shumë lojtarë të tepërt, për të cilët drejtori sportive, Tiago Pinto, duhet të vendosë (përveç atyre që u skadon kontrata). Ata Juan Jesus, Mirante dhe Bruno Peres. Për Mkhitaryan janë përmbushur kushtet për rinovimin e kontratës, por me ardhjen e Mourinhos, konfirmimi i tij është përsëri në diskutim. Për të ndërtuar ekipin e duhur për trajnerin e ri, kërkohet një sulmues qendror, një portier, një “playmaker” dhe një mbrojtës anësor.

Kandidatura e Belottit mbetet e gjallë, sulmuesin e Torinos Mou e dëshironte edhe tek Tottenhami. Ardhja e trajnerit portugez mund të favorizojë blerjen e kapitenit të skuadrës “granata”. Kontrata e tij me Torinon përfundon në vitin 2022.

Deri më tani Belotti nuk ka dashur të negociojë rinovimin e kontratës me Torinon, edhe pse presidenti Cairo vazhdon ta konsiderojë atë të pashitshëm. Blerja e tij mund të bëhet vetëm brenda mundësive të buxhetit në dispozicion të Tiago Pintos. Hyrja në merkato për një sulmues tjetër, nuk i mbyll dyert Xhekos, i cili mund të qëndrojë. Së shpejti do të flitet për të ardhmen e tij.

Për mesfushën, Mourinho pëlqen shumë serbin Matic, të cilin e ka patur nën urdhrat e tij te Manchester United. Ëndrra për portën është de Gea, por kushton shumë dhe ka një pagë shumë të lartë. Renato Sanches është gjithashtu i pëlqyer për rolin e mesfushorit. Tiago Pinto e ka ndjekur në vazhdimësi para se të bindte Mourinhon. Mesfushori portugez, që aktivizohet te Lille, është një nga lojtarët e shumtë të kontrolluar nga Mendes, menaxheri i fuqishëm portugez që luajti një rol themelor në zbarkimin e “Special One” në kryeqytetin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat