Neymar deri 2026 në PSG!?

Futboll

Neymar deri 2026 në PSG!?

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:32
Neymar deri 2026 në PSG!?

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një marrëveshje të re që do të zgjasë deri në vitin 2026.

Kontrata e Neymar do të skadonte në fund të sezonit 2021/22, siç do të ndodh edhe me marrëveshjen e Kylian Mbappes.

Kishte fjalë që ai ishte i etur të kthehej në Barcelonë, por duket se kjo nuk do të ndodh.

Sipas gazetes “L’Equipe” debati tani ka mbaruar dhe Neymar është i vendosur. Ajo që mbetet të shihet, megjithatë, është nëse Mbappe do të ndjek shembullin e tij dhe nëse Lionel Messi do të bashkohet ose jo me ish-shokun e tij të skuadrës . Tranmeston Zëri.info.

29 vjeçari ka pasur një sezon të mirë këtë vit, ku në Ligën e Kampioneve në 9 ndeshje ka shënuar 6 kurse në ligën e Francës në 15 ndeshje ka shënuar 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat