Ja si u grabit biznesi i Armand Dukës

Futboll

Ja si u grabit biznesi i Armand Dukës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:33
Ja si u grabit biznesi i Armand Dukës

Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë “Aiba” në Shkozet. Një sulm ndaj kompanisë me objekt vjedhjen e shumave monetare që janë gjetur në zyrat qendrore.

“Panorama Sport” mëson se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.

Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë. Mësohet se është bërë edhe bastisja e kasafortës dhe hajdutët janë larguar pa u pikasur.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton për ngjarjen, në bazë të pamjeve, filmimeve brenda ndërtesës së kompanisë e më pas bëhet edhe hetimi i plotë mbi dinamikën e lëvizjes së autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat