Lamtumirë Real?

Futboll

Lamtumirë Real?

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:37
Lamtumirë Real?

Sergio Ramos është dëmtuar përsëri. Pasi u kthye titullar në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, kapiteni i bardhë nuk u stërvit këtë të shtunë, në prag të duelit me Sevilla. Klubi madrilène ka lëshuar një raport mjekësor mbi dëmtimin e tij: “Pas testeve të kryera nga lojtari ynë Sergio Ramos në shërbimet mjekësore të Real Madridit, Ramos u diagnostikua me tendinozë të muskulit gjysëmembranor të këmbës së majtë. Evolucioni në pritje”.

Me katër ndeshje për t’u luajtur deri në fundit të La Liga-s, kapiteni ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij. Situata e ardhshme tashmë ka kaluar nga pikëpyetjet në mesazhe të dukshme se ky mund të jetë sezoni i fundit në Madrid, mbyllja e një epoke që ndryshoi historinë e Realit.

Ky dëmtim i ri është “pit stop” i tretë mjekësor i Sergio Ramos, deri më tani, në vitin 2021. Problemet filluan para ndeshjes kundër Athletic në Superkupën e Spanjës. Atë lojë, në Malaga, ai luajti i sforcuar. Ditë më vonë kaloi nëpër sallën e operacionit për të zgjidhur bezditë që kishte.

Shërimi u përqendrua në kthimin ndaj Atalantës në Champions dhe ndeshjet në Spanjë, në muajin mars. Ramos u kthye ndaj Elche më 13 mars, kur luajti për një orë. Më 16 mars ndihmoi të tijtë kundër Atalantës për të shkuar në çerekfinale të Champions-it. Më vonë u vendos që të mos luante kundër Celta Vigo, përpara se të bashkohej me ekipin kombëtar. Dhe atje shpërtheu e gjitha.

Ai luajti 45 minuta kundër Greqisë në një nivel shumë të ulët, nuk u aktivizua kundër Gjeorgjisë dhe u shfaq vetëm pesë minuta në fushë kundër Kosovës. Ishte 31 marsi. Që atëherë ishte larg fushave, por u kthye në “Stamford Bridge”, në një ndeshje për “jetë a vdekje”. Dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Deri më tani, më 2021, Sergio Ramos ka luajtur me Real Madridin pesë ndeshje nga 26 të mundshme. Në 15 sezonet e tij në “shtëpinë e bardhë”, kapiteni nuk ka luajtur asnjëherë aq pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat