PSG vazhdon të negociojë me palën e sulmuesit

Futboll

PSG vazhdon të negociojë me palën e sulmuesit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:00
PSG vazhdon të negociojë me palën e sulmuesit

Nëse për Neymar flitet se është çdo ditë e më pranë rinovimi, PSG nuk do e ketë të lehtë me Kylian Mbappe.

Francezi është i pavendosur dhe mediet flasin se anon më shumë për një transferim te Real Madrid.

Gjithsesi, PSG vazhdon të negociojë me palën e sulmuesit dhe gazetari Fabrizio Romano raporton se presidenti Al Khelaifi i është drejtuar me një tjetër propozim sulmuesit, pas atij të hedhur poshtë pak javë më parë.

Behët fjalë për një projekt afatgjatë dhe pagë të madhe, por sërish Mbappe ka vendosur të mos pranojë. Në këto kushte për drejtuesit e klubit francez, gjërat vështirësohen edhe më shumë, por kjo nuk e ndalon Al Khelaifin të provojë përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat