Edhe gjashtë futbollistë shqiptarë në Serbi!

Futboll

Edhe gjashtë futbollistë shqiptarë në Serbi!

Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:07
Edhe gjashtë futbollistë shqiptarë në Serbi!

Edhe gjashtë futbollistë shqiptarë në Serbi! Përfaqësuesja U-17 e Maqedonisë (gjenerata 2005) do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Milan Milaniq”  gjatë periudhës nga 10 deri më 15 maj.

“Ndeshjet do të zhvillohen në fushat e Stara Pazova.

Përkrahë përfaqësues tonë, pjesë e këtij turneu do të jenë edhe përfaqësueset e Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski do ta luajnë kundër përfaqësueses së Malit të Zi me 11 maj me fillim nga ora 14:30”, njofton Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Seleksionuesi Toni Jakimovski vendosi t’iu bëjë ftesë këtyre futbollistëve:
Portierë: Stefan Jovanovski (Sllavia Praga), David Stojanoviq (Makedonija GJ.P.);

Mbrojtje: Simeon Zdravkovski (KF Nju Stars), Andrej Arizankovski (KF Pobeda), Ramadan Sulejmani (KF Link Lask / A), Anes Maliqi (UEFA Aademia), Marko Stojilevski (KF Vardar), Hadis Tairi (KF Nju Stars), Matej Janevski (KF Rabotniçki);

Mesfushorë: Maksim Bundalevski (KF Kul), Amir Nuhija (KF Shkëndija), Martin Gjorgievski (KF Akademia Pandev), Gjorgji Xhosev (KF Vardar), Berat Jashari (KF Kievo), Omerfaruk Sulejmani (KF Shkupi), Kire Stojanov (KF Akademia Pandev), Nikolla Manojlov (KF Rabotniçki), Azis Jamini (KF Adanasport).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat